23 të dyshuar për heroinën e Hasit në gjyq, Report Tv zbardh përgjimet për drogën në Angli
  • 4 years ago
Një sasi e konsiderueshme droge, ishte planifikuar të trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, ku një fakt i tillë del nga përgjimet e kryera nga prokuroria e Krimeve të Rënda, duke mbajtur në monitorim Astrit Avdylin dhe disa persona të tjerë me origjinë nga Vlora, por banues në Belgjikë, të cilët ishin dhe njerëzit që mbanin kontakte me trafikantët Anglezë. Nga bisedat e përgjuara, rezulton se Altin Avdyli, kërkon 300 mijë paund kapar dhe më pas pjesën tjetër, pasi të përfundojë e gjithë dërgesa në destinacion. Në këtë përgjim të kryer në datën 16 shkurt 2017 Astrit Avdyli është përgjuar me një person ende i paidentifikuar nga prokuroria, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë, ku komunikohet në mënyrë të koduar, ku për trafikimin e drogës flasin për ?transportimin e kalamanjëve në kopësht?. Biseda e parë zhvillohet me një person që është me Astrit Avdylin i cili quhet Isak, dhe flet në këtë mënyrë si më poshtë vijon:
Recommended