Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, vëllai që fshehu drogën kapet në Angli!

  • 4 years ago
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi i Jan Prengës më 17 janar të këtij viti në qytetin e Kamzës. Gazetari investigativ i Shqiptarja.com dhe Report Tv Elton Qyno bën të ditur se porosia për rrëmbimin e tij ka ardhur nga Dritan Rexhepi i cili është i kërkuar për vrasjen e dy policëve në Shqipëri ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador. Ndërkohë të dyshuar në përfshirjen e porosisë për të rrëmbyer Jan Prengën janë edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe një person i quajtur M.Bajri po nga Shkodra. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit dhe grupit të tij që rrëmbyen Jan Prengën mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin.

Recommended