DËSHMIA/Vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e marrë, i premtuan lirimin e pengut për 2 orë

  • 4 years ago
TIRANË- Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, i ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.

Ndërmjetësimi është kryer në familjen e Gentjan Doçit dhe Gentian Bletës, me qëllim lirimin e Jan Prengës, por në të dyja takimet e zhvilluara në Shkodër, bisedimet kanë dështuar.Sot ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dosjen e prokurorisë së Tiranës, dosje kjo që tashmë i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme SPAK. Për rrëmbimin e Jan Prengës, janë arrestuar deri në këto momente Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës. Ndërsa në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe ?trafikut të narkotikëve? kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doccaj, Gentian Bleta, Korado Doda ose Keshteja, Altin Hajri, Artan Doccaj, Aldo Manjishta dhe Dritan Rrexhepi. Deri në këtë fazë të hetimit, ende nuk është zbuluar se ku është groposur trupi i pajetë i Jan Prengës

Recommended