Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Prokuroria ia kalon dosjen SPAK-ut - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Tiranës ka vendosur që dosjen për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës t?ia kalojë SPAK-ut, e cila do të kryejë hetimet e mëtejshme.49-vjeçarit u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz nga dy persona dhe u tortuara për vdekje, por trupi i tij ende nuk është gjendur, ndërsa kërkimet vijojnë.Deri më tani, pesë persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për Leonard Hajrin, Bajram Hajri, Elton Hajri, 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes me inicialet F.Xh. dhe shoku i tyre, Olsi Turja, 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.Ndërkohë, është shpallur në kërkim vëllai i Leonardit, Altin Hajri, pronar i një kompleksi në Shijak, prej ku u nxor edhe trupi i pajetë i Prengës, që më pas u zhduk nga autorët.Dyshohet se urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj, një personazh i njohur i botës së krimit.

Recommended