Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia

  • 4 years ago
TIRANË- Gentian Doçi, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine. Burime pranë zyrës së Interpol Tirana thanë për ?Shqiptarja.com? se Doçi i cilësuar si ?truri? i kësaj pengmarrje, kërkohet në Itali për trafik droge dhe palës shqiptare i është kërkuar nga autoritet italiane, të bashkëpunojnë me qëllim arrestimin e këtij personi, që dyshohet se fshihet në Shqipëri. Por në fakt Gentian Doçi ende nuk është arrestuar për llogari të Italianëve, ndërkohë një tjetër mandat arresti është lëshuar për këtë person nga prokuroria e Tiranës, lidhur me ?pengmarrjen dhe zhdukjen? e Jan Prengës në 17 janar 2020 në Kamëz.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku. Për marrjen peng të Prengës është përdorur një automjet i vjedhur në 26 nëntor 2019, dhe që rezulton në emër të një këngëtareje tallavaje me K.Tufa. Mes njerëzve që kanë thurur skenarin për rrëmbimin e Jan Prengës, ka qenë dhe një personazh tjetër i quajtur Korado Doda. E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se njëri nga vëllezërit e Jan Prengës, Astrit Prenga, mbante peng një sasi prej 283 kg lëndë narkotike, duke pretenduar se për lirimin e mallit, kërkonte pagesat e prapambetura nga një shtetas anglez, që e kishte kontraktuar disa herë për nxjerrjen e mallit nga kontejnerët e portit të Porthsmuthit. Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait. Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari tek Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:??njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala??. Besohet se Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllain e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim mes fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.

Recommended