RTV Ora - Basha: Raporti i OSBE/ODIHR prova që prokuroria të nisë hetimet
  • 5 years ago
#rtvora

Konkluzionet me më shumë se 20 vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri të publikuara nga OSBE-ODIHR janë konsideruar si rrëzim i shtetit të Edi Ramës. Madje, Lulzim Basha, e konsideroi raportin të njëjtë si për ngjarjet kriminale. Në të kundërt Edi Rama shprehet se qëndrimet e opozitës janë furtunë në gotë bosh, ndërsa kërkoi nisjen e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të vitit 2021.Raporti i OSBE-ODIHR vjen në një moment kur kriza potlike në vendin tonë është thelluar, ndërsa misioni vëzhgues ndërkombëtar shprehet i shqetësuar se rekomandimet e dhëna në vitin 2017 nuk u adresuan, sidomos ato për depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se raporti i OSBE-ODIHR është provë që prokuroria të nisë hetimet. Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se raporti zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale.

Lulzim Basha: Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për të zgjedhur.

Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-raporti-i-osbeodihr-prova-qe-prokuroria-te-nise-hetimet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended