Ora News - Raporti i OSBE / ODIHR, skaneri që ndan shtetin e propagandës nga shteti i së drejtës

  • 5 years ago
#rtvora

-"Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve.?

-?Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.?

Këto konstatime të thjeshta nga Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR mjaftojnë për të kuptuar sintezën e klimës së rënduar politike, që sa vinte e përshkallëzohej, duke iu afruar 30 qershorit.

Marrëdhënia mes palëve, që me të drejtë cilësohet si antagoniste, ishte në shkallën më të lartë të armiqësisë dhe frymës provokuese. Një papërgjegjshmëri e përbashkët politike, që rrezikonte shkatërrimin e integritetit dhe standardeve të zgjedhjeve, me pasoja të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

?Shumë interlokutorë të EOM përgjatë gjithë spektrit politik besonin se një marrëveshje ndërmjet partive është e nevojshme për të parandaluar erozionin e mëtejshëm të besimit ndaj demokracisë, zgjedhjeve dhe politikanëve.?


OSBE/ODIHR vlerëson kësisoj se shumica e bashkëbiseduesve të tyre nga i gjithë spektri politik gjykonin se ishte koha për një marrëveshje gjithpërfshirëse, për të ruajtur dhe shpëtuar demokracinë, pluralizmin politik dhe zgjedhjet, nga sjelljet e papërgjegjshme të politikanëve, të cilët nuk donin të llogarisnin pasojat e sjelljeve të tyre konfrontuese dhe që me këmbëngulje vazhdonin të qëndronin në llogore për të asgjësuar politikisht njëri-tjetrin.


?Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj (2019) shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve.?

Ky konstatim i OSBE/ODIHR më 14 qershor, vetëm katër ditë pas firmosjes së dekretit për shtyrjen e 30 qershorit, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, tregon se Presidenti, në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse, në respekt të pozicionit të tij kushtetues mbi palët, kishte bërë të gjitha përpjekjet për zbutjen dhe tejkalimin e krizës, për të zëvendësuar konfrontimin me dialogun gjithpërfshirës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-i-osbe-odihr-skaneri-qe-ndan-shtetin-e-propagandes-nga-shteti-i-se-drejtes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended