RTV Ora - Raporti i parë i OSBE/ODIHR: S'ka transparencë në hetimet mbi blerjen e votës
  • 5 years ago
#rtvora
OSBE/ ODIHR paraqet raportin e parë paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit ku renditen një sërë problematikash që janë vërejtur.

Në raportt huhet se nuk është përpjekje nga qeveria e partitë për të luftuar fenomenin e blerjes së votës dhe se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor prandaj kërkohet një numër i madh vëzhguesish.

"ODIHR u informua se disa raste të iniciuara nga Prokuroria në lidhje me blerjen e votave në vitin 2017 ishin ende nën hetim, duke kontribuar në një perceptim të mosndëshkimit për krimet zgjedhore. Shumë interlokutorë e shprehin keqardhje për mungesën e transparencës në aktivitetet e organeve të zbatimit të ligjit në lidhje me këto hetime"

Nuk përjashtuan që fushata mund të shënohej nga retorika nxitëse dhe jotolerante

"Shumë aktorë të procesit elektoral me të cilët u takua ODIHR vuri në dukje mungesën e përpjekjeve të fuqishme të ndërmarra nga partitë kryesore dhe qeveria për të luftuar blerjen e votës dhe keqpërdorimet e tjera zgjedhore. Gjithashtu shprehën mungesë besimi në procesin elektoral" shkruhet ne raport ku shtohet se ka shumë gjasa të shkohet me kornize ligjore te pandryshuar megjithese ka shprese te vogel të bëhen disa amendime.

"Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në një kornizë ligjore të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve. Procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik. Shumë rekomandime zgjedhore të OSBE/ ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të paadresuara"-shkruhet në raport.

Zgjedhjet mund te kontestohen- Në raport shprehet shqetësimi se mosbesimi midis partive politike dhe politizimi i vazhdueshëm i institucioneve kontribuon në mungesën e besimit të vazhdueshëm në procesin zgjedhor. Gjithashtu thuhet se ato mund te kontestohen

"Deri në 2 mars, numri i votuesve të regjistruar janë 3.5 milionë. Zgjedhjet mund të kontestohen nga kandidatë të nominuar nga partitë politike apo koalicionet ose grupe votuesish. Nominimi i kandidatëve po vijon dhe pritet të mbyllet më 13 maj. Asnjë nga interlokutorët e ODIHR nuk kanë shprehur shqetësim për regjistrimin e kandidatëve."

Raporti veren dhe shqetesimet serioze: "Opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politike të tyre. Kjo ka ndikuar prej kohësh besueshmërinë e institucioneve të menaxhimit për shkak të perceptimit të politizimit të tyre, ndërkohë shumë vëzhgues të ODIHR-it kanë ngritur shqetësime serioze gjatë ditës së votimit, sidomos me numërimin e votave. Disa interlokutore te ODIHR raportuan mungesë besimi në paanshmërinë e KQZ-së dhe gjykatave në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore."

Vezhguesit- Raportohet se do kërkohet nga shtetet pjesëmarrëse dërgimi...
Recommended