Report TV - Balla i kujton Bashës 'Rrugën e Kombit': Shpëtove me raporte

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës nga foltorja e Kuvendit për kanabisin dhe krimin ku sipas tij janë të përfshirë edhe qeveritarët. Balla tha se kryedemokrati është i vetmi që i është fshehur drejtësisë me raporte mjekësore për skandalin e rrugës Durrës-Kukës, ku për 64 km rrugë janë shpenzuar 1 miliardë euro.

"Më vjen shumë keq për degradimin e Partisë Demokratike. Ai që e ka hundën nën kësulë dhe që themeluesit e PD-së e kritikojnë se po shkatërron këtë parti, tani po na qan hallin edhe të Partisë Socialiste. Basha di vetëm të gënjejë, nuk di t'u dalë problemeve përballë. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis. Topalli thoshte se Basha di vetëm të gënjejë dhe sot pati mundësinë të bënte të njëjtën gjë. Si mund t?i besojnë edhe ata që e votuan këtë zotëri të bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e ardhshme. Ke ndërtuar një rrugë 62 km për 1 miliardë euro, ndërsa ne po ndërtojmë sot 94 kilometra me 70 milionë euro. Ti je njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzime 230 mijë euro. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis, nuk arrite të mësosh gjë tjetër?, u shpreh Balla.

Recommended