Report TV - “U betua të ma bënte fytyrën si këpuca”, Balla kujton kërcënimin e Berishës
  • 5 years ago
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit deklaroi se opozita sot duhet ti linte mënjanë hallet e veta të ditës dhe arsyet e bojkotit e të ishte në Kuvend për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare, që janë lojërat e fatit.

Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP. Betejë është ti heqësh krimit financimin dhe kjo që ne bëjmë sot tregon vendosmërinë tonë, forcën e ligjit pë për ti hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike e çdo lloj financimi të paligjshëm

Taulant Balla
Më tej gjatë fjalës së tij, Balla duke folur për lidhjet e drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove tha: ?Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët.

Doja të ndaja me ju kolegë, shumë vite më parë në këtë foltore akuzoja sesi qeverisja e asaj kohe toleronte lulëzimin, jo Lulin, por lulëzimin si proces natyror të pikave të kazinove në çdo cep të Tiranës e m?u në mes të ish-bllokut. Kryeministri i asaj kohe me furi u përbetua se do të ma bënte fytyrën si këpuca, për shkak të lidhjeve të tij familjare me atë biznes. Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët.
Recommended