Premtimi i Bashës nga Prishtina: Ditën e parë si kryeministër do heq taksën e Rrugës së Kombit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha po zhvillon sot (20 korrik), një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Vizitën e tij, Basha e nisi me një takim me kryeminstrin Hoti në ambientet e kryeministrisë.

Pas mbarimit të takimit Kryeministri Hoti e falenderoi Bashën për ndihmën e tij gjatë momenteve kyçe të shtetndërtimit të Kosvës. Nga ana tjetër kryedemokrati i premtoi sërish Hotit, heqjen e traut dhe të taksës në Rrugën e Kombit.

Deklaratat e Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Avdullah Hoti: ?Fatmirësisht ditëve të fundit, Covid-19 kemi filluar ta sjellim në kontroll. E informova për aktivitetet që po i bëjnë për t?i ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve, në një program të pastër të rimëkëmbjes ekonomike. Për proceset e rëndësisë nacionale siç është procesi i dialogut. Ndava me të shqetësimet për këto procese. E falenderoj shumë për vizitën dhe për mbështetjen që kemi nga zoti Basha në momente kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, në funksione të ndryshme që ka pasur në qeverinë shqiptare.

Lulzim Basha: ?Sot ndodhem këtu për t?ju përshëndetur ju, në këto momente po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë Covid-19, dhe jam inkurajuar nga paketa e masave që keni njoftuar, qoftë në aspektin shëndetësor, po ashtu në aspektin social-ekonomik. Në këtë kuadër gjykoj se me p[aketën ekonomike që ju keni njoftuar, ju vendos në krye të rajonit, dhe përbën një shembull për Shqipërinë. Dua t?ju falenderoj për lidershipin tuaj në rinisjen e dialogut me Serbinë, në shinat dhe kornizat për të cilën ky dialog u konceptua. Një ndër vendimet e para të mia si kryeminstër i ardhshëm i Shqipërisë, do jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/basha-vizite-dy-ditore-ne-kosove-ja-agjenda-e-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended