Basha: Sapo të vi në pushtet do zeroj taksën e "Rrugës së Kombit" - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këtë të premte Basha u spostua në Kukës ku zhvilloi takime me qytetare dhe tregtare. Disa banorë iu ankuan kreut të PD në lidhje me taksën e rrugës së kombit të cilën e quajtën kriminale ndërsa të tjerë thanë se qyteti po zbrazet gjithnjë e më shumë për shkak të varfërisë. Ndërkohe lideri I opozitës u shpreh se gjendja është më e rëndë.?Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t?i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.?Basha iu premtoi kuksianeve se cdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër tyre, do ta zhbëjë që në javët e para që aik do të jetë në pushtet.?Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t?ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.?
Recommended