Ora News – Basha fton qytetarët më 16 mars: Do heqim taksën e Rrugës së Kombit
  • 5 years ago
#oranews #lulzimbasha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, ku ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën 16 marsit , për largimin e qeverisë. Basha tha se kryeministri ka zgjedhur të varfëroi dhe të përçajë shqiptarët për të sunduar dhe jo qeverisur.

Shqipëria nuk është vend i varfër por vend i vjedhur nga Edi Rama, oligarkët. Kësaj do i japim fund dhe në rrugën tonë nuk ka hap pas. Ju kërkoj të jemi të gjithë bashkë më 16 mars dhe të vazhdojmë betejën tonë deri në fitore.

Basha u takua me qytetarë dhe biznese të zonës, ndërsa premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

Lulzim Basha: "Ne e kemi planin uljen e çmimit të naftës me 30 leë, uljen e taksës për biznesin e vogël me 0.5 % xhiro në vit dhe asnjë taksë tjetër as lokale dhe as qëndrore. Do heqim taksën e rrugës së Kombit, patjetër"

Ndërsa kryetrja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se një ndër arsyet e heqjes dorë nga mandatet, ishte shmangia e përplasjes civile.

Monika Kryemadhi: "Mund të qëndronim në parlament të merrnim rrogën e deputetit të bënim sikur bënim opozitë por asnjë gjë nuk do ndryshonte"

Kryemadhi ftoi qytetarët në protestë, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë i jepet fund varfërisë dhe shpopullimit të vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-fton-qytetaret-me-16-mars-do-heqim-taksen-e-rruges-se-kombit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended