Ora News - Panucci tregon pse braktisi intervistën pas ndeshjes me Ukrainën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
U komentua shumë braktisja që Christian Panucci i bëri intervistës menjëherë pas ndeshjes me Ukrainën.

I pyetur dje cili ishte shkaku Panucci u përgjigj: Sepse ishte organizuar keq. Ishte vendosur para tifozëve që me të drejtë ishin të inatosur me mua dhe profesionalisht edhe nga Federata gabuam, sepse nuk kishte pse të conim teknikun atje. Meqë nuk ishin kushtet për intervistë u larguam.

Pyetje: Puna do vijojë?

Christian Panucci: Pse nuk duhet të vijojë? Duhet të shikoj dhe dy tre lojtarë, por në shtator grupi duhet të jetë i formuar. Kam bërë shumë eksperimente, kam parë shumë futbollistë të rinj, kemi kuptuar shumë gjëra dhe urojmë të rekuperojmë të gjithë lojtarët dhe në shtator të nisim punën seriozisht. Por kur unë shkoj në luftë dua të kem të gjithë luftëtarët e mi, e në këta dy ndeshje nuk kam pasur luftëtarët e mi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panucci-tregon-pse-braktisi-intervisten-pas-ndeshjes-me-ukrainen

Recommended