Top News - Vrasës dhe trafikantë/ Kërkesat e OFL në Fier dhe Vlorë
  • 4 years ago
Shkresa e strukturës policore OFL mbërriti mesditën e së martës në Vlorë pë shtetasin Aleksandër Llanaj. Për të është lënë detyrimi prej 48 orësh që të justifikojë pasurinë, në të kundërt për të do të vendoset masa e sekuestros pasi dosja të përcillet në SPAK dhe kjo e fundit ta dërgojë më tej në gjykatë.

Llanaj akuzohet për "vrasje kundër dy ose më shumë personave? dhe aktualisht ndodhet në burg. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe dy personave të tjerë nga Fieri Vladimir dhe Shpëtim Cilotaj
Gjykata e Fierit ka caktuar për ta masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale vrasje me paramendim dhe shfrytëzim prostitucioni, si dhe Prodhim e shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#OFL#TopChannel
Recommended