Snajper dhe vrasës profesionist për “kokën” e Kastriot Reçit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një 47 vjecar është vrarë sot në një atentat mafioz në qendër të Rreshenit.Viktima është Kastriot Reçi, pronar i nje televizioni lokal. Reçi u ekzekutua nga persona te paidentifikuar rreth orës 11:05 teksa po dilte nga lokali i tij.Vrasja dyshohet se është bërë nga vrasës profesionist, pasi 47-vjeçari u qëllua me një plumb të vetëm. Ndërkohë policia ka gjetur në një pallat një armë snajper, e cila besohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.Pista krysore e hetimeve te policise deri ne keto momente eshte ajo e nje hakmarrjeje te mundshme pasi Kastriot Reçit dy vite me pare i vrane vellane ne Itali.Reçi është një emër i njohur për drejtësinë pasi në 2016 ka qenë i dyshuar si autor i vrasjes së ish-drejtorit te OSHEE per Veriun, Saimir Jaku, ngjarje kjo e mbyllur pa autor.Grupi hetimor ka marre deshmite e disa personave qe ndodheshin ne lokal si dhe te familjareve te viktimes. po ashtu jane sekuestruar edhe pamjet e disa kamerave te sigurise.Nderkohe, postblloqe jane ngritur edhe ne disa nga rruget kryesore. Por megjithë kërkimet e shumta nga forcat lokale dhe ato RENEA, deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar. Në Rrëshen shkoi edhe vetë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj për të ndjekur nga afër hetimet.

Recommended