Vrasja me snajper, veprimi i shoqeruesve te Kastriot Recit

  • 4 years ago
Vrasja me snajper e 47-vjeçarit Kastriot Reçi ka tronditur Rrëshenin dhe tërë opinionin publik. Gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha deklaroi se qitësi është profesionist.
Goditja e vetme që ai kreu në drejtim të Reçit i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Por duke komentuar edhe videon e kamerave të sigurisë, ku duket viktima teksa qëllohet, Hoxha tha se kjo ka çoroditur edhe shoqëruesin e Reçit.
Në pamje, shoqëruesi duket i hutuar dhe shikon rreth e rrotull për vrasësin pasi nuk e merr vesh nga vjen goditja.
?Ai lloj qitësi do ta godiste në çdo rrethanë. Vetëm me një shtënë të vetme në gjoks e ka hedhur në tokë dhe ka mbaruar punën. Shiko shoqëruesin që ka ai. Shoqëruesi në fillim hutohet dhe bën një lëvizje sepse nuk e mori vesh nga është goditja. Shikon me sy të lirë mos është në distancë. Pastaj vijnë tre a katër. Janë edhe njerëzit e vet nga lokali. E vetmja mënyrë që mund t?i afroheshe është kjo?, tha Hoxha.
Sipas gazetarit, një atentat i tillë është i kushtueshëm.
?Të bësh një goditje të tillë dhe të sjellësh këtë lloj vrasësi në skenën e krimit ka një kosto. Ky është një atentat me një kosto të konsiderueshme. Nuk e gjen këtë lloj vrasësi në rrugë. Nuk është vrasës i zakonshëm?, tha Hoxha./tvklan.al

Recommended