Ora News - Ekzekutohet në Rrëshen Kastriot Reçi, gjendet snajper në tarracën e një pallati

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një snajper është gjetur në tarracën e një pallati në Mirditë vetëm pak orë pas ekzekutimit të Kastriot Reçit. Grupi hetimor dyshon se snajperi mund të ketë lidhje me ekzekutimin e 47 vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të marte (7 janar) rreth orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Ndërkohë është rrëzuar versioni se dy persona me makinë ishin afruar lokalit në pronësi të viktimës dhe e kishin ekzekutuar 47 vjeçarin në dalje të tij.

Dëshmitarët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna por kanë parë vetëm viktimën të shtrihet.

Autorët sipas burimeve ishin të paktën dy persona dhe ka dyshime të forta se ishin vrasës profesionistë të paguar për krimin

Disa orë më pas në Mirditë shkuan ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë së Shtetit. Grupi hetimor mësohet se mori në pyetje familjarë dhe dëshmitarë për të zbardhur dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

Policia zyrtarisht tregohet e rezervuar në detaje, por burimet thonë se motivi i krimit mund të jetë hakmarrja për një zinxhir krimesh brenda dhe jashtë vendit.

Policia tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit: "Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Forcat e FNSH dhe RENEA kanë ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit/ eve por ende asnje detaj.

Në lokalitet Reçi njihej si pronar i Televizionit "M+" (Media+) por AMA përmes një njoftimi për median informoi se ka qenë ortak në këtë tv, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-mirdite-dyshohet-nje-te-vrare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended