Ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Dinamika e vrasjes, autori qëlloi nga kati i fundit i një shtëpie
  • 4 years ago
Të tjera detaje mësohen nga ekzekutimi i djeshëm me snajper i Kastriot Reçit në qendër të qytetit të Rrëshenit.


Burimet thonë për Top Channel se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, pasi të zotët e shtëpisë nuk jetonin në të.

Ai e ka hapur derën me forcë dhe në atë shtëpi ka qëndruar derisa ka kryer vrasjen.

Tashmë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, por ende nuk ka filmime qe tregojnë vrasësin me maskë teksa lë në tokë snajperin.

Por ka filmime me interes për hetimin nga dy kamera sigurie që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve, por edhe të një personi.

Një burim nga prokuroria tregoi për Top Channel se pas kqyrjes së detajuar në shtëpinë e braktisur ku ka qëndruar vrasësi, ka shpresë të dilet në konkluzione nga disa gjurmë biologjike.

Pista e vetme ngelet vetëm ajo e hakmarrjes.

Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal ?Media +?, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel
Recommended