RTV Ora - Autori i vrasjes së të riut në Laç: Jam penduar, më goditi me thikë ndaj e qëllova
  • 5 years ago
#rtvora
32-vjeçari, Emanuel Koca ka shprehur pendesë gjatë marrjes në pyetje nga policia për vrasjen e 24 vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç, duke deklaruar se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

"Jam penduar për atë çfarë kam bërë.Viktima më ka goditur me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë," mësohet se është shprehur Koca.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së mërkurës në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa disa orë më pas policia identifikoi të dyshuarin për vrasjen i cili rezulton i lindur në Mirditë, por banues në Tiranë.

Megjithëse u largua menjëherë nga zona ku ndodhi ngjarja, 32-vjeçari ka rënë në pranga 24 orë pas krimit.

Koca ka tentuar të parkojë makinën e tij pranë banesës së Viktor Shkorretit, pasi për shkak të fluksit të pelegrinëve në Kishën e Laçit, në qytet ka pasur fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.

Por pasi nuk është lejuar dhe pas debateve verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit duke e lënë të vdekur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/autori-i-vrasjes-se-te-riut-ne-lac-jam-penduar-me-goditi-me-thike-ndaj-e-qellova
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended