Uniko - Publikohen pamjet e vrasjes se Saimir Beqirit ne Elbasan, autori me paruke... (Ekskluzive)

  • 4 years ago
Emisioni ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus ka siguruar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë që kanë filmuar vrasjen e Saimir Beqirit mëngjesin e 11 Prillit 2016 në periferi të Elbasanit. Vrasja është konsideruar si vazhdim i sagës së vrasjeve mes grupeve të Elbasanit.

Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit, ky i fundit i vrarë më 15 Gusht 2012. Ora shënon 06:40 e mëngjesit (në kamerat e sigurisë ka mospërputhje kohore prej 60 minutash), kur Saimir Beqiri mbërrin përpara derës kryesore të një magazine, duke udhëtuar me automjetin e tij tip ?Volkswagen? ngjyrë e bardhë.

Por ai nuk e kishte vënë re se ndiqej nga vrasësi i tij. Një makinë ?Mercedes-Benz? ngjyrë e zezë mbërrin pak sekonda pas Saimir Beqirit në të njëjtin vend. Brenda mjetit janë dy persona, vrasësi dhe shoferi.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që del i maskuar me paruke dhe mban në dorë një pistoletë me silenciator.

Saimir Beqiri, sapo vendos kontaktin e parë me sy me vrasësin, për një çast shtanget. Më pas, fillon të vrapojë për t?i shpëtuar ekzekutorit. Por ky i fundit e ndjek me vrap nga pas deri sa arrin ta qëllojë me armë duke i shkaktuar vdekjen. Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja të dy armëve, çka do të thotë se Saimir Beqiri u qëllua fillimisht me një pistoletë me silenciator dhe më pas me një revolver.

Ndërkohë që në pamje vihet re se si shoferi i vrasësit shoqëron me automjet ekzekutorin që vrapon në këmbë pas Saimir Beqirit. Më pas, mjeti i tyre largohet me shpejtësi në një rrugë dytësore në drejtim të Metalurgjikut. Nga analizimi i kamerave të sigurisë, vrasja ka zgjatur rreth 30 sekonda. Ekzekutimi i Saimir Beqirit ende sot e kësaj dite mbetet e pazbardhur.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended