Ora News – Publikohen pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së Artan Cukut

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së ish-drejtorit të policisë Vlorë, Artan Cukut.

Në pamjet e shpërndarë për mediat, duket një person me kapuç dhe me shall, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar.

"Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku. Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e ?Kosovarëve?, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku", sqaron policia.

Po ashtu policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/publikohen-pamjet-e-autorit-te-dyshuar-te-vrasjes-se-artan-cukut/

Recommended