Ora News - Publikohen pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së Artan Cukut

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë ditë pas ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë Vlorë Artan Cukut, Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të këtij ekzekutimi mafioz.
Në pamjet e shpërndarë për mediat, duket një person me kapuç dhe me shall që mban të veshur një bluze blu, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar.
Autori i dyshuar është fiksuar nga dy kamera të ndryshme, në dy momente.
?Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku. Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e ?Kosovarëve?, në hyrje të pallatit ?Melros?, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/publikohen-pamjet-e-autorit-te-dyshuar-te-vrasjes-se-artan-cukut/

Recommended