‘Vrasës, gjakpirës’/ Tension mes prindërve të Marvi Mihalit dhe familjarëve të autorëve para gjyqit

  • 5 years ago
TIRANE-Mesditën e sotme para seancës në dhomën penale të gjykatës së Tiranës ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe familjarëve të autorëve, Bitraj. Katër të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihait janë; Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Në momentin që familjarët e të akuzuarve po kalonin në trotuar janë konfliktuar verbalisht me prindërit e 22-vjeçarit që u vra. ?Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm? kanë qenë disa nga fjalët e prindërve të Marvi Mihalit kundër familjarëve të katër të arrestuarve, që janë kushërinj. Kjo ka bërë që policia e burgjeve të marrë masa për të shmangur incidentet.

Ndërkohë që seanca e planifikuar për sot, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta u shty për ditën e hënë. Nga 4 të pandehurit, 3 kërkojnë pafajësi, ndërsa autori shprehet se ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes.
???????
Në gusht të 2017, pas sherrit me Mihalin për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.

Recommended