Report TV - Vrasja e Marvi Mihalit / Tension mes prindërve të viktimës dhe të autorëve

  • 5 years ago
TIRANE-Mesditën e sotme para seancës në dhomën penale të Tiranës ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe atyre të autorëve, Bitraj. Katër të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihait janë; Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Pas sherrit me Mihain për një karikues telefoni, Eugen Bitraj thirri në ndihmë kushërinjtë e tij; Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla. Nga përleshja mbeti i vdekur 22-vjeçari Mihani, pasi u qëllua me thikë nga Eugen Bitraj.

22-vjeçari që humbi jetën ishte djali Pavllo Mihalit. Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop.

Recommended