Vrasja e Enkeleda Çapokut: Dëshmia e burrit të viktimës & vrasësit: I zbulova lidhjet intime

  • 4 years ago
Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës.


Dëshmitar është edhe vëllai i vrasësit, Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.

Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që ?foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën?.

Deklaratë ka dhënë edhe djali i dajës së tij Apostol Bidika i cili është shprehur se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkelejdës në telefon dhe Erdeti është shprehur: Pse, ka vdekur ajo?

Erdeti natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur tek banesa e Apostolit ku derën ja ka hapur një shok i tij i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.

Teksa policia ka përshkruar me detaje edhe këqyrjen e kufomës:

Ka të veshur një triko golf ngjyrë vishnjë ku në pjesë e përparme në anën e majtë të saj ka një dëmtim mekanik, sytjena sintetike me ngjyrë blu ana e majtë e së cilës ka një dëmtim mekanik. Në pjesën e poshtme të trupit ka veshur një palë tuta më ngjyrë të zezë me dy vija të bardha anash, mbathje sintetike me fushë të zezë me disa rrathë të rrumbullakët përsipër.

Kufoma ka konstrukt të rregull me gjatësi shtati 160 cm.

Nuk vërehen në dukje dhe në prekje dëmtime apo thyerje të kockave.

Vërehet një plagë e cila fillon në anën e majtë të hundës poshtë duke e ndërprerë hundën në dy pjesë tej për tej me drejtim nga ana e majtë në të djathtë duke përfunduar me një gërvishtje në skain e jashtëm të syrit.

Kafazi i kraharorit ka trajtë cilindrike është simetrik vërehet një plagë në anën e majtë të sipërme të gjoksit mbi gjirin e majtë në kuadratin e sipërm mbi thithkën e gjirit. Plaga ka vendosje horizontale në trajtë të një trekëndëshi me bazë nga ana e majtë e cila ka përmasa 1.2 cm ndërsa maja është nga ana e majtë e trekëndëshit me kënd të ngushtë të mprehtë. Plaga ka gjatësi 5 cm buzë të rregullta të cilat janë spostuar 1.5 cm.

Barku poshtë gjoksit paraqet një plagë në kuadratin e poshtëm të majtë e cila ka trajtë trekëndësh me vendosje horizontale me bazë djathtas. Baza ka përmasa 1.2 cm, plaga ka gjatësi 4 cm dhe buzët janë të rregullta, plaga deporton në thellësi të kavitetit. në shpinë në anën e djathë vërehet një gërvishtje me përmasa 06.0.5 cm. Dëmtime të tjera nuk u vërejtën në trupin e shtetases Enkeleda Çapoku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit....

Recommended