Atentate me pasoje vdekjen ne Vlore dhe Fier (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
3 të plagosur me armë zjarri mes të cilëve dy fëmijë si pasojë e një atentati në qendër të Fierit. Mbrëmë vonë në lagjen 15 tetori të Fierit dy persona të panjohur i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar mbi 23 vjeçarin Jani Tabanaxhiu. Plumbat e shumtë e kanë lënë 23 vjeçarin të plagosur rëndë. Tragjedia nuk është mbyllur këtu. Dy fëmijë kalimtarë 10 dhe 6 vjeçarë janë goditur nga plumbat e shumtë.
Plagët e marra ishin shumë të rënda ndaj dy vogëlushët u dërguan menjëherë në spital ku po mjekohen ende, jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e trefishtë mbrëmë në Fier ku si viktima shënohen sërish fëmijë, vjen pas një tjetër ngjarje javë më parë ku pas një atentati u vranë atë e bir dhe u plagos një fëmijë tjetër.
Në Vlorë, po mbrëmë, rreth orës 23:00 është qëlluar për vdekje 17 vjeçari Ferdinand Idrizi. Autorët vrasës ende të paindetifikuar kanë shfytëzuar errësirën për të qëlluar 17 vjeçarin i cili nga plumbat e shumtë vdiq në vend./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended