Report TV - Shkrumbohet 10 ha tokë në Fier, zjarrfikësit 6 orë 'luftë' me flakët
  • 5 years ago
PATOS- Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë në fshatin Peshtan të Fierit ku deri më tani janë djegur më shumë se 10 ha tokë.

Prej më shumë se 6 orësh zjarrfikësit kanë qenë në terren në "luftë" me flakët, ku fatmirësisht kanë arritur që të vënë në kontroll zjarrin. Situata është paraqitur e vështirë për shkak të terrenit të thepisur, ku në vendngjarje kanë mbërritur rreth 100 zjarrfikës, edhe nga Bashkia e Patosit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, shef i zjarrfikëses në Patos, Alket Halimi tha se në fillim zjarri ka rrezikuar dy stalla, por fatmirësisht tashmë situata paraqitet e qetë. Nga flakët janë djegur rreth 300 rrënjë ulliri, e ndërsa pjesa tjetër me shkurre.
Recommended