Fier/ Zjarri te pylli i Semanit, digjen 2 hektarë me pisha. 4 zjarrfikëse 'luftë' me flakët
  • 6 years ago
Fier- Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë sot rreth orës 13:30 në pyllin e Semanit në Fier. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se zjarri ka rënë në një zonë me pisha dhe shkurre.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet për 4 zjarrfikëse që po luftojnë me flakët në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet edhe prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala, i cila ka deklaruar se nga momenti në moment flakët po vendosen nën kontroll.
Recommended