Report TV-Fier/ Zjarri përpin pyllin e Semanit, digjen 2 hektarë . Ndërhyn helikopteri i FA (VIDEO)
  • 6 years ago
Fier- Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë mëngjesin e sotëm në pyllin e Semanit në Fier. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se zjarri ka rënë në një zonë me pisha dhe shkurre. Deri më tani rezulton që zjarri të jetë përhapur në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Kjo ka bërë që të ndërhyjë edhe një helikopter i FA për të shuar flakët. Raportohet për 4 zjarrfikëse dhe 60 efektivë në terren.Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes thonë që helikopteri Cougar i FA është i pajisur me kova të posaçme me kapacitet 2500 litra. Po ashtu bëhet me dije se kovat u instaluan në helikopterët e FA dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile.
Recommended