Zjarri në pyllin e Semanit, prefekti Baki Bala në Report Tv: Situata drejt normalizimit

  • 6 years ago
Fier- Një ditë pas rënies së zjarrit në pyllin e Semanit në Fier, të tjera të dhëna vijnë për këtë zjarr. Zjarri ende nuk ka arritur në kurorën e pishave, ndërkohë që pas ndërhyrjes së helikopterit të Forcave të Armatosura, flakët janë vënë nën kontroll. Ditën e djeshme, u raportua për 2 hektarë shkurre të djegura.

Prefekti i qarkut Fier, Baki Bala, në një lidhje direkte për Report Tv ka sqaruar situatën e zjarrit në Pyllin e Semanit. Bala ka thënë se situata po shkon drejt normalizimit dhe se në këtë emergjencë janë përfshirë 6 hektarë.

Situata është drejt vendosjes në kontroll. Ka ende disa vatra të rrezikshme, që mbahen nën kontroll. Situata është e tillë që kurorat e pishave janë ende të pacënuara gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme. Ka një mbështetje shumë të fuqishme, nga strukturat në qark por edhe ato qendrore. Kemi shpresë se do të normalizohet. Kjo situatë ka përfshirë 6 hektarë.

6 hektarë nuk janë dëmtim të pishave, por janë të pëfshira në këtë emergjencë.

Baki Bala, prefekt i qarkut Fier

Recommended