Zjarr masiv ne pyllin e Semanit

  • 6 years ago
Një sipërfaqe pyjore me pisha në afërsi të lumit Seman është në pushtetin e flakëve. Forcat zjarrëfikse të qarkut të Fierit prej disa orësh po përpiqen ta vendosin nën kontroll zjarrin.

Por ndërhyrja nga toka nuk mjafton. 

"Jemi në kontakt të vazhdueshëm, me qendrën e Emergjencave Civilie, të cilat janë në gadishmëri".

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.

?Akoma nuk e dimë, policia po heton, por ju lutem qytetarëve të jenë të kujdesshëm?.

Vitin e shkuar situata për shkake të zjarreve ishte shumë e rënduar në shumë zona të vendit ku kostot për operacionet e shuarjes se tyre i kaluan 1 milion Euro. Ishin 900 vatra zjarri që shkrumbuan mbi 1200 hektar sipërfaqe me pyje dhe kullot vetëm gjatë muajve të verës.

Recommended