Ora News - Biberaj: Mazhoranca është ilegjitime, ky nuk është një rrotacion, por një ndryshim i madh
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluar zgjedhjet e vitit 2017.

Për Biberajn, nuk ka demokraci nëse i ndalon koalicionet parazgjedhore me ligj, por sipas tij, Rilindja mendon që të penalizojë opozitën duke i hequr koalicionet.

Aleksandër Biberaj: Kjo mazhorancë është ilegjitime pasi janë manipuluar zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa pjesa tjetër e parlamentit sigurisht është aty për interesat e tyre dhe nuk përfaqësojnë votuesin opozitar. Ndërsa ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me një konsensus, sikurse janë bërë këto 30 vite. Nuk ka demokraci nëse i ndalon koalicionet parazgjedhore me ligj. Por duke e ndjerë veten të braktisur para zgjedhjeve Rilindja mendon që të penalizojë opozitën duke i hequr koalicionet. Të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të rrëzuar këtë rrezuar këtë regjim.

Biberaj tha se ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalë për një ndryshim të madh në shumë sektorë.

Aleksandër Biberaj: Është e turpshme që në vitin 2020 Shqipëria të diskutojë akoma bukën e gojës. Gjatë 30 viteve ka pasur korrupsion, por sikurse ka ndodhur në këto 8 vite, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ky nuk është një rrotacion, bëhet fjalë për një ndryshim të madh në shumë sektorë. Kryefjala e PD-së do të jetë ekonomia. Nuk do të ketë asnjë kompromis me korrupsionin. PD dhe Opozita do të ketë një rezultat spektakolar dhe Rilindja do të ketë mandatin më të dobët. Të gjitha sondazhet na nxjerrin ne fitues, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të përpiqemi.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/biberaj-mazhoranca-eshte-ilegjitime-ky-nuk-eshte-nje-rrotacion-por-nje-ndryshim-i-madh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended