RTV Ora - I fashuar dhe me djegie të rëndë, ky është një nga të plagosurit nga gazi lotsjellës
  • 5 years ago
#rtvora

Ky është Astrit Sadikaj, banor i Unazës së Re i cili mbeti i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e policisë gjatë përplasjeve mes uniformave blu dhe banorëve të Astirit gjatë ditës së sotme.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Ish-deputetja Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

Banorët e Astirit dhe ish-deputetë demokratë dolën të protestonin për ti bllokuar rrugën Kryeministrit, i cili do të kalonte aty drejt fabrikës së miellit për një ceremoni përurimi.

Ata u përplasën me policinë e cila ka synuar të mbajë rrugën hapur.

Policia shoqëroi në komisariat disa protestues, mes tyre edhe ish-deputetin Klevis Balliu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-fashuar-dhe-me-djegie-te-rende-ky-eshte-nje-nga-te-plagosurit-nga-gazi-lotsjelles

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended