Ora News - Sander Lleshaj: Gazi lotsjellës që u përdor në protesta u ble nga Berisha pas 21 janarit

  • 5 years ago
#oranews

Gazi lotsjellës që është përdorur në protestat e opozitës është blerë pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 demostrues të opozitës atëherë, sot maxhoranca në qeverisje, (PS). Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë dhënë mbrëmë për ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku tha se gazi ishte blerë në Izrael nga qeveria Berisha. Ministri hedh poshtë ekzistencën në Shqipëri të lëndëve helmuese ushtarake dhe nënvizon: "Ne nuk mund të lejonim një Trojë në mes të Tiranës"

Pjese nga intervista

Pyetje: Zoti ministër, a jeni i kënaqur me mënyrën se si policia ka menaxhuar protesta e opozitës gjatë ditëve të fundit?

Sander Lleshaj: Puna e deshi ta nis detyrën me menaxhimin e protestave, duke menaxhuar një situatë të ngarkuar dhe jo fort normale politike, e karakterizuar nga protesta të shumta në nivel qendror dhe në nivel lokal. Është jo tipike që një ministër i Brendshëm të harxhojë kohën më të madhe të punës duke u marrë me një situatë të tillë për arsye se protesta të kësaj natyre janë disi jo të zakonshme në Europën normale por të zakomshme në Shqipëri.

Strukurat e policisë e kanë menaxhuar me profesionalizëm të lartë këtë fluks. Them të pazakoshme sepse këto janë protesta që drejtohen nga parti politike sepse protesta ka plot. Evropa është atdheu i protestave. Por në përgjithësi protesta janë të grupimeve të papërfaqësuara. Protesta këtë qëllim ka. Ti japë zë, atij që nuk ka zë. Por përgjithësisht partitë politike në parlament e kanë zerin e tyre dhe zakonisht nuk dalin në protestë. Kjo është më atipike për Evropën. Ata që janë më të zëshmit, ata që janë të përfaqësuar, lënë platformën ku duhet të shprehen lënë parlametin dhe gjejnë rrugën si mënyrë për tu shprehur. Dhe kjo e bënë të vështirë menaxhimin. Për policinë është disi e vështirë të përballet fizikisht në rrugë me ish-ministrin e Brendshëm, ose me ministrin e ardhshëm të Brendshëm, apo me kryeministrin e ardhshëm në kushte rruge. Megjithatë policia e përballoi dhe menaxhoi shumë mirë. Vlerësimet i bëjnë qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë në mënyrë të njëzëshme e kanë mbështetur dhe përkrahur dhe përshëndetur performancën e polcisë.

Pyetja: Po përse u përdor për herë të parë ky gaz në Shqipëri?

Sander Lleshaj: Fatmirësisht ky gaz u përdor për herë të parë në Shqipëri. Sepse Shqipëria nuk ka përdorur këto mjete kur ka qenë nevoja për të shpërndarë turmat, por ka përdorur mjete të tjera. Ka përdorur plumba. Protesta të ngjashme në të shkuarën e afërt janë menaxhuar duke përdorur plumba dhe janë mbyllur me gjak. Kemi qenë në unison, policia edhe me partnerët ndërkombëtarë që të përdoret një mjet që nuk të vret, por largon. Kjo është diferenca. Prandaj është përdorur ky mjet vetëm për të larguar nga një zonë ku nuk duhet të jenë.

Pyetja: Por, kur i bleu konkretisht qeveria e Berishës në 2011 kur në fakt nuk i ka përdorur?

Sander Lleshaj: Janë blerë pas ngjarjes së 21 janarit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/artic...

Recommended