Biberaj: PD është duke hartuar një strategji për bashkim kombëtar
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, beson fort se Albin Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar, por kjo thotë se duhet të ndiqet dhe nga Tirana zyrtare.

Ai thotë se edhe PD është duke hartuar një strategji të tillë.

Biberaj: Besoj që zoti Kurti e ka një strategji. Por po kjo strategji duhet të jetë edhe në Shqipëri. Për qeverisjen aktuale nuk mendoj se e ka prioritet. Por me rrotacionin politik dhe ardhjen e PD në qeveri ne patjetër jemi duke punuar një strategji për bashkim kombëtar. Do kërkojë kohën e vet, është një destinacion jo shumë i shpejtë por jo dhe i largët, por duke pasur parasysh dhe integrimin europian. Janë dy procese që ecin paralelisht.

Mëgjithatë ai është i vetëdijshëm se për bashkimin kombëtar duhet kohë.

I ftuar në Ora News, ai tha se në radhë të parë duhet të finalizohet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Biberaj: Kosova të shkëputet përfundimisht nga Serbia në sensin e mosnjohjes. Edhe ndërkombëtarët nuk do të pranojnë që të kenë dy shtete shqiptare.

Biberaj thotë se dy shtetet shqiptare do të kenë mbështetjen europiane dhe amerikane për tu bashkuar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/biberaj-pd-eshte-duke-hartuar-nje-strategji-bashkim-kombetar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended