Report TV - S'kanë marrë rrogat prej një viti, 600 punonjës të Bypass-it të Fierit në protestë
  • 5 years ago
Janë 600 punonjës të Bypass-it të Fierit të cilët nuk janë paguar për periudhën korrik 2016 deri në janar 2017 dhe për rrjedhojë kanë zhvilluar sot një protestë, duke bllokuar aksin nacional Fier-Lushnje, në Mbrostar.

Në date 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

?Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar?- shprehen punonjësit.

Fondi limit per ndertimin e ketij aksi rrugor ka qenë 60 milion euro ndersa vlera e prokuruar e objektit eshte 39.87 milion Euro. Punimet civile do te financohen nga BERZH dhe BEI ndersa Supervizioni i punimeve do te financohet nga Kooperacioni Italian. Projekti i referohet ndertimit te nje bypass-i rrugor te te tipit autostrade interurbane midis qytetit te Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatesi afersisht 22 km.

Bypass-i i Fierit eshte pjese e nje korridorit te rendesishem per, nga Veriu ne Jug ( nga Lushnje ne Vlore), per te cilin disa sektore jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper.
Recommended