Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Mbi 900 punonjës kërkojnë pagën e luftës dhe rrogat e 2 viteve
  • 4 years ago
Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan të enjten në qendër të qytetit për pagën e luftës, të cilën nuk e kanë përfituar.

Mbi 900 punonjës rinisin kështu protestat që i ndërprenë për shkak të pandemisë, por kësaj radhe me një kërkesë më shumë. Ata kërkojnë kalimin e pagës së luftës dhe ato të 2 viteve më parë, të cilat administratorët e uzinës i lanë pa paguar kur u larguan.

Rreth 500 punonjës të uzinës kanë fituar gjyqin për marrjen e 24 pagave të prapambetura, ndërsa për pjesën tjetër të punjonjësve proceset vazhdojnë. Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e ngërçit që nuk i ka lejuar vendimet e gjykatave të ekzekutohen duke lënë mijëra familje në skamje.

Pas grevës së urisë punonjësit morën 3 paga minimale për muajt kur puna në uzina ishte ndalur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Naftetaret#Ballsh#TopChannel
Recommended