Ora News - Vrasja në Bllok, Geldo Hoti: S'kam qëlluar asnjë. U shtriva poshtë tavolinës nga frika
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg për 45 ditë' për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Përpara togave të zeza ai ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se nuk ka qëlluar askënd me armë.

Geldo Hoti: Nuk kam qëlluar askënd, ishim në lokal me Ervin Matën, Mervjolin dhe Redi Popescun. Ai na qerasi me një vere. Erdhe dy persona qe si njihja filluan të thonë askush mos levizë e nxorën armet. Ne atë moment u shtriva poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja një pajisje, jo ti fshihesha hetimit.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Tentativa e arratisjes

Burimet bënë të ditur se policia e ndaloi rreth orës 20:05 dhe më pas u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Emri i të ndaluarit në Kakavijë ishte një emër i ri që dilte në këtë ngjarje, deri mbrëmjen e djeshme, pasi policia paraditen e po asaj dite kishte deklaruar tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia deklaroi dje se ishin arrestuar shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa ishin shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Perplasja pas ngacmimit te Elvana Gjates

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën ?Ibrahim Rugova?. Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave. Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-gjykata-vendos-arrest-me-burg-45-dite-geldo-hotin
Recommended