Ora News - MPJ thërret ambasadoren greke: Ngjarja në Bularat hetohet vetëm nga prokuroria shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Jashtme, ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

"Ambasadores iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë", thuhet në deklaratë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme "përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mpj-therret-ambasadoren-greke-ngjarja-ne-bularat-hetohet-vetem-nga-prokuroria-shqiptare

Recommended