Ora News - Djegia e flamurit shqiptar, Ministria e Jashtme thërret ambasadoren greke: Distancohuni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirrur përsëri të mërkurën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Burimet zyrtare thanë se shkak për thirrjen e diplomates ishin

ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë ambasadës shqiptare në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Ministria e Jashtme tha se ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

Në deklaratë thuhet se ministria e Jashtme nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministria-e-jashtme-shqiptare-therret-ambasadoren-greke-distancohuni

Recommended