Djegia e flamurit shqiptar nga minoritari, protestë në Gjirokastër: Të largohet konsulli grek!

  • 4 years ago
GJIROKASTËR- Pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar grek nga Finiqi, Manolis Vitos, para Konsullatës Greke në Gjirokastër qytetarët kanë protesuar për këtë akt edhe pse në vend është i ndaluar grumbullimi për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Banorët kanë protestuar për largimin e konsullit grek pasi sipas tyre ai ka nxitur urretjen etnike.

Gjithashtu Platforma e Shoqatave Atdhetare Shqiptare i ka drejtuar një kërkesë shtetit shqiptar për largimin e konsullit grek.

"Konsullata ka sponsorizuar qasje ekstrëemiste për nxitjen e urretjes etnike, thirrja ime shkon për instancat shtetërve që janë të shitura, t'i thirrin mendjes e të zbatojnë kushtetutën. Një thirrje tjetër shkon për policinë, që me këtë rast tregon se është në shërbim të Greqisë dhe jo Shqipërisë. Jemi këtu që të ndalohet provokimi i shqiptarëve", shprehet një qytetar nga Kukësi.

Organizatori i protestës, Florijan Cana është shoqëruar në polici. Gjithashtu edh etubuesit janë shoqëruar, pasi në vend është i ndaluar grumbullimi i personave për shkak të përhapjes së COVID-19.

Recommended