Minifutbolli grek drejtohet nga nje shqiptar

  • 5 years ago
Një trajner shqiptar po udhëheq Greqinë drejt suksesit në Socca World Cup 2019. Andrea Drenova drejton përfaqësuesen greke të minifutbollit me 6 lojtarë në turneun që po mbahet këto ditë në Kretë.
Greqia dhe deri më tani numëron 5 pikë të grumbullra në 3 ndeshjet e para, duke kryesuar grupin e saj ku ndodhet edhe Egjipti, Meksika, Leronia e Kili.
Në ekipin drejtuar nga Andrea Drenova, i cili ka një të kaluar si futbollist në shtetin fqinj luan edhe ish kampioni i Europës në vitin 2004 Kostas Katsouranis.
Ndeshjet e këtij botërori ku marrin pjesë 40 vende, po luhen në një stadium provizor 4 mijë vendësh të ngritur buzë detit.

Recommended