Top News - Një 35 vjeçar shqiptar/ Humb jetën nga një mbidozë droge
  • 4 years ago
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në Romë, brenda garazhit të shtëpisë së tyre. Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo që ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh, kishte mbyllur derën nga brenda dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj për të dalë nga aty.
Pasi hapën derën me forcë, policia gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë 35-vjeçarin. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por paraprakisht dyshohet se e ka shkaktuar një mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuçianoKollaku#Italy#TopChannel
Recommended