Report TV -Makina del nga rruga në Mamurras, humb jetën një 24-vjeçar
  • 4 years ago
KURBIN - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Zhej të Kurbinit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë anësore, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj 24-vjeçari F.S, banues në Bushnesh të Krujës.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme rreth orës 16:15 në aksin e vjetër nacional Mamurras-Laç. Viktima është dërguar në spitalin e Laçit por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Recommended