Ndërkallje "360gradë" -Minoritari djeg flamurit shqiptar protestë te konsullata greke në Gjirokastër
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e 14 qershorit në qytetin e Sarandës, aty ku një minoritar grek i ka vënë flakën flamurit shqiptar. Minoritari grek nga Finiqi Manolis Vitos, mbrëmjen e të dieles në mes të shëtitores së Sarandës, i ka vënë flakën flamurit shqiptar. Këta akt minoritari Manolis Vitos e ka filmuar dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. "Këtu jemi në Vorio Epir" thotë ai. Më tej ai thotë se e ka hequr flamurin shqiptar nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë dhe po e djeg.

Kjo ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve, të cilët kanë komentuar të revoltuar. Ky veprim provokues ka ngjallur reagimin e shoqatës atdhetare ?Djemtë e Labërisë?, të cilët tre ditë më pas organizuan një proteste para konsullatës greke në Gjirokastër. Ata I kanë drejtuar një kërkesë shtetit shqiptar për largimin e konsullit grek Lambros Kakizis dhe largimin e monumenteve greke në Shqipëri. Pas përfundimit të protestës tre organizatorët Arben Kola dhe Andon Kola dhe Florijan Canaj janë arrestuar dhe janë gjobitur me 5 milionë lekë të reja, ndërsa janë shoqëruar qytetarë të tjerë.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-minoritari-djeg-flamurit-shqiptar-proteste-tek-konsullata-greke-ne-gjirokaster

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/C56PqamTF34

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended