Ndërkallje "360gradë" Rama bën veprimin e paprecedentë Publikon emrat e vëllezërve Budina me Covid19

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Të premten e kaluar u publikua lajmi se dy artistët e njohur në vend Edmond dhe Robert Budina, përfaqësues kryesorë të Aleancës për Teatrin, rezultuan pozitiv nga testi I kryer nga ISHP për Covid 19. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, kryeministri Rama ka nxituar të hedh një postim në Tëitter, ku shpreh keqardhjen e tij, ndërsa thekson se neglizhenca ndaj rregullave favorizon perhapjen e virusit. ?Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë!

Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s?ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave?, mbyllet postimi i Ramës. Ky postim ka shokuar opinion publik, ku për herë të parë nga kryeministri I një vendi, publikon emrat e personave pozitive me covid. Regjisori Robert Budina në një reagim në media u shpreh se ky fakt u përdor politikisht nga kryeministri Edi Rama, kur dihet se vëllezërit Budina kanë qenë mjaft aktiv në protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nderkallje-e-360grade-rama-ben-veprimin-e-paprecedente-publikon-emrat-e-vellezerve-budina-te-prekur-nga-covid-19

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/xiQfyMAsdyU

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended