Top News - Vlerësimi i kandidatëve/ PD publikon emrat e komisionit
  • 3 years ago
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar këtë të hënë 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Kjo është hera e parë në Shqipëri, ku kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por nga personalitete, brenda dhe jashtë strukturave të Partisë.
Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë:
1. Bujar Nishani,Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet
2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur
3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur
4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese
5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë.
Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.
Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar nga baza për deputetë. Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.
Nga procesi procesi i deritanishëm i propozimit të emrave nga baza e PD-së, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet. Nga propozimet e bazës krahas emrave të njohur aktivë në politikën e kësaj partie, bien në sy edhe figura politike me kontribut të hershëm në PD, por tanimë të distancuar si Jozefina Topalli, apo edhe emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.
Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t?i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD...
Recommended