Report Tv - Pak para zgjedhjeve lokale, PD publikon skemën e përzgjedhjes së kandidatëve

  • 5 years ago
Pavarësisht se nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Sipas PD seleksonimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:

1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Në fund të njoftimit të bërë nga vetë Partia Demokratike thuhet se ky model i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal. Ndonëse nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, duket se me këtë lëvzije PD i dërgon sinjale kandidatëve të përgatiten tre muaj para zhvillimit të tyre.

Recommended