Ekskluzive/ Report Tv publikon skemën si funksiononin familjet Avdyli, Bajraj dhe Ndoka
  • 6 years ago
Report Tv zbardhi ekskluzivisht përgjimet dhe hetimet e mega-operacionit me 44 urdhër arreste nga ku rezultoi se 4 grupe kriminale e familje të shtrira në 12 qytete të vendit bashkëpunonin për trafikun e drogës nisur nga hashashi e deri tek Kokaina e sjellë nga Kolumbia. Sot Report Tv zbulon ekskluzivisht skemën se si funksiononte ky rrjet trafiku dhe lidhjet e familjeve me në krye Astrit Avdylajn e familjen Avdylaj me vendndodhje në Shijak.

Në skemën që shikoni aktualisht në këto pamje, rezulton se atë që nuk e arrin politika e arrin krimi, bashkëpunim perfekt midis organizatave kriminale nga Shkodra në Konispol. Rezulton se qendra e trafikut të drogërave të forta kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale, si në veri të vendit, Shkodër e Lezhë ashtu edhe në Jug, Delvinë e Konispol.
Recommended